Rakiç: Obligim moral i shoqërisë është të mësohet e vërteta për të pagjeturit

Lajme

Rakiç: Obligim moral i shoqërisë është të mësohet e vërteta për të pagjeturit

Nga: F.B Më: 30 gusht 2021 Në ora: 12:08
Goran Rakiç

Secila shoqëri ka obligim moral ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që të dinë të vërtetën për fatin e të pagjeturve, ka shkruar në rrjetin social në Facebook, kreu i LS dhe ministri i kthimit dhe komuniteteve Goran Rakiç, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë Rakiç e bëri sot, pikërisht me 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të personave të pagjetur që shënohet edhe në Kosovë.

“Dita ndërkombëtare e personave të pagjetur është edhe një ditë përkujtimi për secilën shoqëri, e cila ka obligim moral ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që e vërteta për të pagjeturit sepse dhembja e familjeve është e jashtëzakonshme”, tha ai.

“Familjet e personave të pagjetur nuk duhet lejuar që pafund të kërkojnë të dashurit e vet. Të gjithë ne duhet tu ofrojmë mbështetje këtyre familjeve, të vazhdojmë të jemi të përkushtuar në hulumtimin e të vërtetës sepse e vërteta dhe drejtësia janë obligim i secilës shoqëri. Është e trishtueshme që këtë ditë ta shënojmë me numër të madh të çështjeve dhe pyetjeve të familjeve të personave të pagjetur që ende janë pa përgjigje se ku janë më të dashurit e tyre”, tha Rakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat