FSK me medalje ndaj këtij koloneli amerikan

Lajme

FSK me medalje ndaj këtij koloneli amerikan

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi priti në takim lamtumirës këshilltarin amerikan të NALT-it, kolonel John Watson, me rastin e përfundimit të misionit të tij. 

Me motivacion për ndihmën e jashtëzakonshme dhe vetëmohuese gjatë misionit të tij, Gjeneral Cikaqi, e dekoroi kolonelin Watson me medaljen për „Shërbim Vetëmohues“.

Me këtë rast, gjeneral Cikaqi theksoi se profesionalizmi i lartë, eksperienca në lidership ushtarak dhe përkushtimi i kolonelit Watson kanë qenë shumë të rëndësishme në zhvillimin e FSK-së.

Nga ana e tij, kolonel Watson falënderoi Gjeneral Cikaqin për vlerësimin dhe shprehu admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë shërbimit të tij. Kolonel Watson si këshilltar i lartë për Plane dhe Strategji në NALT , do të pasohet nga majorja amerikane, Jennifer Stevenson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat