Vujaçiç: Escobar diplomat me përvojë, por nuk duhet zmadhuar shumë rolin e tij

Lajme

Vujaçiç: Escobar diplomat me përvojë, por nuk duhet zmadhuar shumë rolin e tij

Nga: F.B Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:06
Ivan Vujaçiç

Gabriel Escobar, është njeriu që mori pjesë në hapjen e sërishme të ambasadës së ShBA-ve në Beograd në vitin 2001, pas ndryshimeve dhe protestave të tetorit, kësaj jave do marr funksionin me rëndësi të dërguarit të Departamentit të Shtetit, që do ndikojë edhe në bashkëpunimin mes ShBA e Serbisë por edhe për çështjen e Kosovës, shkruan Euronews, transmeton “Bota Sot”.

Kreu i Forumit për raporte ndërkombëtare të lëvizjes evropiane dhe ish-ambasadori i Serbisë në ShBA, Ivan Vujaçiç tha se ai është diplomat me përvojë, por nuk duhet zmadhuar shumë rolin e tij.

"Vetë fakti se ka qenë shumë herë në këto hapësira, tregon përvojën dhe njohjen me rrethanat dhe është i kualifikuar për funksionin e të dërguarit për Ballkan” tha ai.

“Nuk vendos vetëm një figurë”

Ai tha se Escobar nuk do jetë i vetmi në marrjen e vendimeve kur janë në pyetje hapat e ShBA-ve në Ballkan.

"Në administratën amerikane vendimet merren në takime me shumë nivele, mirë që ai njeh rrethanat, por nuk duhet dhënë shumë rëndësi kësaj pozite, sepse vendimet nuk merren vetëm” tha Vujaçiç, duke shtuar se nuk do ndryshojë strategjia amerikane për regjionin.

Amerikanët do vazhdojnë politikën e tyre të deritashme, do mbështesin përpjekjet e BE për integrim të vendeve që nuk janë integruar ende dhe largimin e pengesave si është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Kosovën tha Vujaçiç.

Drejtimi i veprimit të ShBA-ve do orientohet në Kosovë, ashtu që kryeministri Kurti të “ketë qëndrim konstruktiv në pjesëmarrjen në dialog”.

Mund të pritet që Escobar sikur Palmer, të ketë kohë pas kohe takime me përfaqësuesit e Prishtinës edhe Beogradit, ndërsa në qarqe diplomatike sipas medieve Escobar është profesionist dhe nuk mund të thuhet se i takon “Trumpit apo Biden”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat