Në qendrën e vaksinimit në Prizreni një infermiere gjen disa të holla, i dorëzon në polici

Lajme

Në qendrën e vaksinimit në Prizreni një infermiere gjen disa të holla, i dorëzon në polici

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se infermiere në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” në Prizren  ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.

Në njoftimin e policisë thuhet se ajo menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Qytetari dorëzon në polici  të hollat e gjetura

Prizren, 01 shtator 2021

Një qytetare nga Prizreni, Kodrina Troja, infermiere ne qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” ne  Prizren  ka gjetur një  shumë të caktuar të  hollave.

Ajo , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor  Prizren VERI ne Prizren.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren VERI ne fshati Lubizhd të Prizrenit , dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren Kodrina Troja për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të  hollave të gjetura , në stacionin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat