“S’po di kah me ia mbajt”, doktoresha e publikon bisedën prekëse me burrin që humbi gruan nga koronavirusi

Lajme

“S’po di kah me ia mbajt”, doktoresha e publikon bisedën prekëse me burrin që humbi gruan nga koronavirusi

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Neonatologia e QKUK’së, Burbuqe Sadiku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka paraqitur gjendjen e pacientëve dhe familjarëve të tyre në spitale.

Sadiku tha se dje pati një bisedë me një burrë i cili humbi gruan pas lindjes si rezultat i infektimit me SARS-CoV-2.

“…i kam 6 femijë në shtëpi, prindërit më kanë vdekur, sot më vdiq edhe gruaja, erdha ta shoh beben, nuk po di kah me ja majtë…

Pjesë e bisedës dje me burrin i cili humbi gruan pas lindjes si pasojë e Covidit.”, shkroi Sadiku.

Image

Vetmëm në 24 orët e fundit IKSHPK ka njoftuar se kanë vdekur 26 persona dhe janë infektuar 1 mijë e 448 të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat