“Ku rri ky se pa e pre nuk e la”, kërcënohet me jetë Liri Loshi pas shkrimit për komandantët e therrave

Lajme

“Ku rri ky se pa e pre nuk e la”, kërcënohet me jetë Liri Loshi pas shkrimit për komandantët e therrave

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 21:45
Liri Loshi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendsje për deputet, Liri Loshi ka marrë kërcënime të shumta pas reagimit të tij për një kërcënim që ish deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ia kishte bërë drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina. Shala e kishte kërcënuar Morinën duke i thënë: “ma ke një gjak borxh”.

Për këtë rast është duke u zhvilluar edhe një proces gjyqësor.

Loshi duke komentuar këtë çështje kishte deklaruar në Facebook se ky rast tregon pse nuk duhet të punohet kundër kryeministrit, Albin Kurti.

Merre me mend, një gjak borxh pse ia paska ndalë komandantit investimet e parregullta! Shyqyr që i dhamë fund shtetit të komandantëve të therrave. Ec e puno kundër Albin Kurtit kur e di se kush mundet me u kthye në pushtet prapë! Mos ndodhtë as në ëndërr!”, shkroi Loshi në Facebook.

E sot, Liri Loshi publikoi një fotografi nga komentet në Facebook, ku kërcënohet me jetë nga një komentues.

Kush është ky tja q* atë nanë, ku rri ky se pa e pre nuk e la, ku muj e zam këta se po u dashka me pre, me dieg, me t`ia q* gjallt e nanës”, shkruan komentuesi në facebook.

"Kurrfarë kërcënimesh hiç. Veç po kam qejf me u viktimizu!", shkroi Loshi sipër fotografisë me komentin kërcënues.

Image
Foto e publikuar nga Liri Loshi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat