14 gra shtatzëna po trajtohen në Gjinekologji, një në gjendje të rëndë

Lajme

14 gra shtatzëna po trajtohen në Gjinekologji, një në gjendje të rëndë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:10
Ilustrim

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka prekur edhe gratë shtatzëna, ku numri i të prekurave nga ky virus vazhdon të jetë i lartë.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli, në një prononcim tha se 14 gra janë momentalisht të hospitalizuar.

Për momentin në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë të hospitalizuar 14 shtatzëna, ku edhe 45  shtretër janë të dedikuar vetëm për rastet me COVID”, tha Ismajli.

Ai tha se vetëm një grua shtatzënë është në gjendje të rëndë si dhe nuk ka asnjë paciente të vaksinuar kundër COVID-it

Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë paciente e vaksinuar si dhe në gjendje të rëndë është vetëm një grua”, tha ai.

Ndryshe, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 24 viktima dhe një mijë e 29 raste të reja me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat