Koloneli i FSK-së refuzoi 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez

Lajme

Koloneli i FSK-së refuzoi 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:44
Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci

Jemi mësuar të dëgjojmë që zyrtarët e vendit tentojnë të përfitojnë nëpër udhëtime jashtë vendit nga institucionet dhe nga ato vende ku i vizitojnë.

Por Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, kishte refuzuar t'i pranonte 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez.

E kjo ndodhi kur gjatë ushtrimeve, koloneli e lëndon meniskusin e këmbës dhe japonezët i ofrojnë ta dërgojnë për shërim në ndonjë klinikë japoneze, duke i thënë madje që sipas kontratës i takojnë 30 mijë euro dëmshpërblim.

Mirëpo, Koloneli nuk pranon as të largohet nga ushtrimet e aq ma pak dëmshpërblimin, me arsyetimin se në Japoni ka shkuar të marrë dije e jo dëmshpërblim.

Nga ky gjest i tij, japonezët befasohen dhe e caktojnë menjëherë në pozitën e udhëheqësit të ushtarëve pjesëmarrës nga mbarë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat