Rikthehen festat e gjuha e Millosheviçit në Beograd / Serbia fton 1.3 milion serbë të “bashkohen nën një flamur”

Lajme

Rikthehen festat e gjuha e Millosheviçit në Beograd / Serbia fton 1.3 milion serbë të “bashkohen nën një flamur”

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:22
Ushtria serbe

Serbia ka festuar ditën e re të unitetit kombëtare, mes shqetësimeve në rritje nga fqinjët. Të mërkurën, Beogradi filloi festën me një shfaqje të fuqisë ushtarake dhe bëri thirrje që të gjithë serbët në Ballkan të bashkohen nën një flamur.

Serbëve kudo që ndodhen, në Bosnje e Kosovë iu bë thirrje që të shpalosnin flamuj kombëtarë me ngjyrat e kuq, blu dhe të bardhë për të shënuar "Ditën e Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar".

Festa e re kombëtare përkon me ditën kur ushtria serbe së bashku me trupat franceze mundën forcat e Boshtit të Qendrës në një betejë të famshme të Luftës së Parë Botërore në Greqinë Veriore në vitin 1918.

Presidenti Aleksandar Vuçiç inspektoi pajisjet ushtarake të ekspozuara në një park të Beogradit, duke vlerësuar gatishmërinë e ushtrisë për t'iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme. Ai tha se ushtria serbë është sot "pesë herë më e fortë", se vetëm disa vjet më parë dhe njoftoi blerje të reja ushtarake.

Shfaqja ka shkaktuar shqetësim midis fqinjëve të saj, dekada pasi thirrje të ngjashme, të shqiptuara atëherë nga Millsheviçi çuan në luftëra të përgjakshme në Kroaci, Bosnje e më pas në Kosovë.

Më shumë se dy dekada më parë, forcat serbe me mbështetje financiare dhe politike nga Beogradi udhëhoqën fushata të përgjakshme në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë me qëllimin për të formuar një "Serbi të Madhe".

Fushata ushtarake synonte që të rishikonte kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë dhe të krijonte një shtet të vetëm serb. Thirrjet e përtëritura për bashkimin me Serbinë të rreth 1.3 milion serbëve që jetojnë në Bosnjë, Mal të Zi, Kosovë dhe Kroaci kanë rritur më tej tensionet në Ballkan.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç tha se nuk mund ta besonte se serbët "nuk kanë asgjë më të rëndësishme, ose më të zgjuar për të bërë" sesa krijimi i festave që cenojnë punët e brendshme të shteteve fqinje.

Por, ministri serb Aleksandar Vulin u përgjigj shpejt se "nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa ruajtja e identitetit serb".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat