Kris alltia në tubimin e PDK-së, Bedri Hamza duartroket krah Sami Lushtakut, VV publikon videon

Lajme

Kris alltia në tubimin e PDK-së, Bedri Hamza duartroket krah Sami Lushtakut, VV publikon videon

Nga: M.L. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:31
Foto e shkëputur nga videoja

Pas deklaratës së kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Bedri Hamza në ATV se ai që e fsheh krimin është pjesëmarrës në krim, ka reaguar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Kjo qendër, ka publikuar një video të Bedri Hamzës duke iu duartrokitur gjuajtjeve me armë në një tubim të PDK-së. VV pyet Hamzën nëse e ka denoncuar këtë rast në polici.

Komunikata e Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë:

Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin!

Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmrimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 - neni 378 të Kodit Penal të Kosovës.

Pyetje, a e ke denoncuar gjuajtjen me armë në vend publik apo vetëm i ke duartrokitur armëve? Ky rast dhe shumë të tjera si ky, janë fytyra e vërtetë e PDK-së që bashkëjeton me krimin.

Në vijim postimi bashkë me Videon 

 

Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin! Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmrimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 - neni 378 të Kodit Penal të Kosovës. Pyetje, a e ke denoncuar gjuajtjen me armë në vend publik apo vetëm i ke duartrokitur armëve? Ky rast dhe shumë të tjera si ky, janë fytyra e vërtetë e PDK-së që bashkëjeton me krimin.

Posted by Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Mitrovicë on Sunday, September 19, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat