Mobilizohen qytetarët, u dërgojnë ushqim e pije Njësisë Speciale në veri

Lajme

Mobilizohen qytetarët, u dërgojnë ushqim e pije Njësisë Speciale në veri

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 10:28
Ushqimi

Qytetarë të shumtë e biznese të ndryshme janë bërë bashkë që të dërgojnë ushqim për Policinë e Kosovës, për të cilët gjatë ditës së djeshme u raportua shujta e varfër ushqimore me të cilën ushqehen.

Kësisoj pas publikimit të këtyre fotografive pati reagime të shumta, por qytetarët vendosën që të bëhen vetë përkrahje për ta duke iu dërguar atyre ushqime e pije të ndryshme.

Ngjashëm kanë vepruar edhe pronarët e një biznesi gastronomie nga Vushtrria, të cilën vendosën që të dërgojnë ushqim e pije për policët e Kosovës të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në veri të vendit.

Në disa pamje të publikuara së fundi shihet se përveç të tjerash, aty ka edhe pijë të ndryshme freskuese.

Duhet përkujtuar që Njësitë Speciale të Kosovës po vazhdojnë që tash e tri ditë të qëndrojnë në veri të vendit, ku serbë të shumtë kanë bllokuar rrugët që qojnë në Jarinje e Bërnjak në shenjë proteste për kundërshtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave të automjeteve.

Ngjashëm për policinë kanë vepruar dje edhe dy biznese nga Gjilani, një mishtore dhe një qebaptore kanë furnizuar policët me ushqime nga më të ndryshmet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat