Presidenca reagon për marrëveshjen e sotme: Vuçiq u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet

Lajme

Presidenca reagon për marrëveshjen e sotme: Vuçiq u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet

Nga: M.L. Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:08
Presidentja Vjosa Osmani dhe z. Blerim Vela

Blerim Vela, Shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vela në një postim në twitter ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po manipulon me audiencën e tij. Kjo pasi pranoni reciprocitetin ndonëse në fillim e kishte kundërshtuar.

“Vuçiq përsëri manipulon me audiencën vendase në Serbi. Më 22 shtator deklaroi se dialogu nuk do të zhvillohet me Kosovën pa u kthyer në situatën para se të merrej masa e reciprocitetit. Më 29 shtator u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet”, ka shkruar Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat