E papritur/ Halil Geci sulmon ashpër Lumir Abdixhikun: Je një piun i kalitur në dhomat e spiunëve të UDB-s dhe SHIK-ut

Lajme

E papritur/ Halil Geci sulmon ashpër Lumir Abdixhikun: Je një piun i kalitur në dhomat e spiunëve të UDB-s dhe SHIK-ut

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:24
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka sulmuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, i cili e kritikoi Qeverinë Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat dhe reciprocitetin me Serbinë.

Gëci përmes një postimi në Facebook, thotë Lumiri e kritikoi Qeverinë pse ia la në dorë sovranitetin e Kosovës, Amerikës.

Ai thotë se paska dëshirë Abdixhiku që sovranitetin e Kosovës me ia lënë Rusisë.

Geci e ka fyer kreun e LDK-së, duke i thënë se është kalitur në dhomat e spiunëve të UDB-së deh SHIK-ut.

Madje ai e ka quajtur edhe ‘qenef’.

Geci ia ka përkujtuar Abdixhikut se Rusia përveç që e armatosi Serbinë ishte prezent në kufi dhe në veri, për ta shtyrë Vuçiqin që të intervenoj dhe të aneksoj veriun e Kosovës.

Postimi i plotë:

Lumir Abdixhiku apo siç e quajmë ne rugovistat LUMI I RRUAR paska thënë se qeveria ja paska lënë sovranitetin në dorën e palës të tretë, e pala e tretë është AMERIKA.

Si duket Lumi i rruar paska pasur dëshirë të ja lëmë në dorë sovranitetin Rusisë, o gjynahi i Zotit a e dëgjon veten çka flet o qenef.

O Lumi i rruar po ti me deklarimet tua po tregon se je një piun i vogël i kalitur në dhomat e spiunëve të UDB-s dhe SHIK-ut, po të kishe pak shqiptari ti do e përkrahje marrëveshjen e reciprocitetit e arritur në Bruksel me ndërmjetimin Amerikan.

Ata që e dinë se ç’është politika dhe që nuk janë të shitur si ti duhet ta kujtosh vitin 1998-99 ku Rusia e futi në luftë Serbinë duke menduar se Perëndimi nuk intervenon, dhe këtë fore e “hëngër Millosheviqi, dhe humbi veten dhe e humbi Kosovën.

O Lumi i rruar edhe kësaj here Rusia pos që e armatosi Serbinë, ajo edhe vetë ishte prezent në kufi si dhe brenda Kosovës për ta shtyrë Vučen të intervenoi dhe të aneksoi veriun si Rusia Krimen, kur i erdhi koha e urdhrit Vučiči u sëmur ngase e dinte se do të përfundonte si Millosheviqi, e pastaj do ta rrezikonte edhe Nishin, ngase pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ka ndryshuar, Shqipëria anëtare e NATO-s e në Kosovë Natoja.

Harroje fitoren se me veprimet tua ke treguar se je i shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat