“Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm”/ Zaimi i VV-së thotë se kandidatëve të PDK-së u vjen turp nga partia e tyre

Lajme

“Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm”/ Zaimi i VV-së thotë se kandidatëve të PDK-së u vjen turp nga partia e tyre

Nga: M.L. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim- PDK

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka komentuar fushatën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se kandidatët po kanë turp nga partia e tyre (PDK) dhe se për këtë arsye po prtendojnë se nuk i takojnë asaj.

“Çka u bë kështu në këtë fushatë, Uran Ismajli po pretendon se nuk është i PDK, Bedri Hamza po pretendon se nuk është i PDK, Agim Aliu po pretendon se nuk është i PDK.

As në poster e billboard nuk po e përmendin partinë e tyre se u vjen turp.

Ma keni lënë Ushtarin e Rrugës vetëm…”, shkruan Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat