Stefanoviq: Gënjyen, s’kam punuar kundër Vuçiqit, jam i gatshëm të futem në...

Lajme

Stefanoviq: Gënjyen, s’kam punuar kundër Vuçiqit, jam i gatshëm të futem në...

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:36
Stefanoviq dhe Vuçiq

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka quajtur gënjeshtra deklarimet se ai ka punuar kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Stefanoviq ka shprehur edhe gatishmërinë për t’u testuar në poligraf, meqë pretendon se thotë të vërtetën.

Këtë ai e bënë për të dëshmuar besnikërinë ndaj Vuçiqit.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të dalë përpara çdo trupe kompetente dhe për t’u ekzaminuar edhe në poligraf për të gjitha akuzat që i janë bërë, përfshirë edhe këtë për veprime kundër Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat