Kastrati i PDK-së: Kurti bëri show në Veri, rrezikoi jetën e policëve tonë

Lajme

Kastrati i PDK-së: Kurti bëri show në Veri, rrezikoi jetën e policëve tonë

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 16:18
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati thotë se kryeministri Albin Kurti bëri sot “show” me Policinë në veri duke rrezikuar jetën e policëve.

Në një postim në Facebook Kastrati ka shkruar se veprimet e Kurtit u bënë për qëllime elektorale.

Sot Albin Kurti paska bërë show në Veri duke rreziku jetën e policëve tonë. Kjo me qëllim që përmes temave të ndieshme si veriu ti fitoj një grusht vota më 17 Tetor. Në fund, ky skenar në Veri do të prodhoj kompromis me implementu autonominë për serbët në veri”, shkroi Kastrati.

Ai tha se pavarësisht këtij skenari e qëllimi të Kurtit që ta shpërqendroj elektoratin, duhet të vazhdojë përkrahja masovike për PDK-në dhe kandidaturat e saj.

“Me Kurtin merremi prej të Hënës 🙂. Në këtë funksion unë dje dhe sot pata privilegjin të ftohem në disa takime nga disa të rinjë kandidatë të PDK-së për asamblenë e Drenasit.

Një ndër ta është Aurela Sahiti. Jashtëzakonisht e motivuar për punë ajo është një profesioniste e shquar. Nuk kam dyshim se ajo do ti jep energji të reja qeverisjes në Drenas. Aurela është vetëm një nga simbolet e rinisë së PDK- së në Drenas. VIVA rinia e Drenasit. VIVA PDK 177”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat