Vuçiq fajëson Britaninë e Madhe: Asociacioni duhet të formohet, nuk lejoj të më bëjnë budalla

Lajme

Vuçiq fajëson Britaninë e Madhe: Asociacioni duhet të formohet, nuk lejoj të më bëjnë budalla

Nga: F. B Më: 16 tetor 2021 Në ora: 08:36
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar mbrëmë vonë në TV Prva se Asociacioni i komunave serbe duhet të “krijohet sepse ajo është obliguese sipas marrëveshjes së Brukselit”, ndërsa veprimet e Prishtinës po bëhen në mbështetje të vendeve të Kuintit.

"Mua më fajësojnë se unë dua të respektohet ajo që është nënshkruar. Natyrisht ne jemi me popullin tonë, por nuk është ky argumenti i vetëm. Në anën tonë janë obligimet ndërkombëtare dhe asociacioni duhet të formohet”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se “është e qartë se Prishtina çdo gjë e bënë në marrëveshje me Britaninë e madhe, jam i vetëdijshëm për pasojat që mund të kem kur flas këtë po kjo është e vërteta”.

Në Kosovë përherë punohet me mbështetjen e vendeve të Kuinit "Kemi raporte të shkëlqyera me Britaninë, përherë do dua ato raporte, por nuk lejoj të më bëjnë budalla”, ka thënë Vuçiq.

"Ata kanë shtënë në popull, mbi 100 fishekë kanë shtënë."

"Kemi gjetur 58 gëzhoja të kalibrit të NATO-s. Nga të njëjtat u vra Oliver Ivanoviç, serbët nuk kanë atë municion”.

"Nuk e kam synim fshehjen nën tavolinë në momente të rënda, por tregimi për luftë kundër krimit e korrupsionit është e turpshme dhe lëndon inteligjencën”, tha ai.

"Për këtë po mendoj qe dhjetë vite, merrem me to dhe i shikojë si gënjejnë dhe mashtrojnë dhe  nuk është kërcënim kur do rrahin popullin tonë, ndërsa nëse mbrohen serbët janë kriminel e keqbërës”.

Amerikanët sipas tij janë më korrekt.

Ata dolën me kumtesë se ishte aksion i mirë, turp iu qoftë, mund të jeni cili do shtet”, tha ai.

"Unë jam që të dilet edhe të votohet, e di se nuk i tërheq zemra por le të vendosin vetë”.

"Ata përsëri mund të bëjnë aksione të ngjashme”.

"Do dërgojnë njësitet policore edhe në vendbanime shqiptare të thonë se luftohet krimi e korrupsioni”.

"Sipas rezolutës nuk kanë drejt të kenë ushtri, ata e shkelin hapur, na gënjejnë mendojnë se jemi të marrë për të na shitur tregimin për luftë kundër krimit e korrupsionit”, tha Vuçiq.

"Ata mund të dërgojnë ROSU në veri vetëm nëse ne pikturojmë një tren e ne nuk mundemi  të bëjmë piktura të manastireve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat