“Nejse, për veti e kanë”, Xhemajl Hasani me ‘Ferrari’ reagon pas humbjes!

Lajme

“Nejse, për veti e kanë”, Xhemajl Hasani me ‘Ferrari’ reagon pas humbjes!

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 08:55
Xhemajl Hasani

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, gjatë një debati televiziv, kishte tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij pasi pyetet nga moderatorja e emisionit se çfarë veture vozitë.

Përgjigja e tij ishte “veturë modeste”, Ferrari.

Moderatorja e pyet për vlerën e veturës, Hasani thotë se kushton 70/80 mijë euro dhe kjo deklaratë e Hasanit ngjalli të qeshura në emision.

Tutje, ai nuk posedonte as planprogramin për qeverisjen katër vjeçare në Podujevë, duke thënë se tashmë qytetarët e kanë në duar dhe e kanë mbështetur plotësisht.

Por, pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, Hasani mori vetëm 0.54% të votave të përgjithshme në këtë komunë.

Një ditë pas zgjedhjeve, ( të hënën), Hasani ka publikuar disa statuse në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se po pret rezultatet përfundimtare, pasi nuk i beson atyre preliminare të KQZ-së.

Tutje, tregon se njerëzit i kanë premtuar për votë, por se prap nuk e ka problem që e kanë gënjyer.

“Rezultateve preliminare nuk duhet me ju besu shumë. Ne po i presim rezultatet përfundimtare e të shohim se çka ka mujt me ndodhë…Krejt me kanë thanë se të kryme e ke këtë farë pune po nejse për veti e kanë”, shkroi Hasani.

Në reagimin e dytë ai flet për programin e kryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas Hasanit, qytetarët nuk votojnë për programin e mirë, por votojnë për ata që mashtrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat