Analistët serbë: Përgjegjësia për Kosovë edhe Bosnja është tek garantuesit e marrëveshjes së Dejtonit dhe Brukselit

Lajme

Analistët serbë: Përgjegjësia për Kosovë edhe Bosnja është tek garantuesit e marrëveshjes së Dejtonit dhe Brukselit

Nga: F.B Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Incidentet e fundit në Kosovës dhe deklarata për pavarësi të Srpskes nga Dodik janë pjesë të pakosë së njëjtë, që përputhen edhe me paralajmërimin e ardhjes si ambasador të Kristofer Hill njohësit të çështjeve në regjion, mendojnë analistët në Beograd që përgjegjësinë e situatës e vënë në garancinë e marrëveshjes së Dejtonit dhe asaj të Brukselit, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Dje analisti britanik Timoti Les ka thënë se Kosova po ec drejt momenti të së vërtrtës, ndërsa Dodik ka thënë se 7 vende nga BE janë të gatshme me pranuar Srpsken si të pavarur.

Profesori i Fakultetit ekonomik dhe ish-ambasadori i Serbisë në Uashington Ivan Vujaçiq konsideron se Les e tepron me “momenti e të vërtetës”, duke e konsideruar ende larg sikurse edhe procesi i integrimeve.

"Uashingtoni ka autoritet në Prishtinë dhe ajo mund të ndikojë tek shqiptarët e Kosovës që të arrihet një marrëveshje”, nga ana tjetër përkujtoi se për amerikanët Ballkani gjithë ishte në plan të dytë dhe nuk beson s kjo do ndryshoj.

Nebojsha Çoviç nënkryetar i dikurshëm i qeverisë dhe kryetra i trupës koordinuese tha se kryeministri Kurti po sillet me agresivitet befasuese dhe kjo politikë ka marrë mbështetje nga Departamenti i Shtetit.

"Kurti nuk mund të parashikohet duke ndërmarr hapa për shkak reciprocitetit dhe luftës ndaj kriminalitetit, por që mori vlerësimin duke mos fituar asnjë komunë dhe ka 12 komuna në rrethin e dytë, por që po mbrohet nga Norvegjia, e amerikanët e kanë vërejtur se po gabon”, tha ai.

Për Vujaçiq ishte befasi kthimi nga pensioni i Hill, por u shpreh se presidenti Biden përherë mbështet në njerëz që ka njohur, duke përmendu Nikollas Brns që e ka propozuar për ambasador në Kinë.

Sipas Vujaçiq, Hill veçohet nga paraardhësit e tij me njohje të thellë të regjionit, që mund të ketë ndikim në krijimin e politikës në regjion. Ndërsa Çoviç tha se Hill vjen nga pensioni por e di mirë Dejtonin burimor.

Si analisti britanik Les as docenti i Shkencave Politike Despot Kovaçeviç nuk përjashton mundësinë e konfliktit  në Kosovë duke nënvizuar se situata po përkeqësohet në dëm të serbëve, por pajtohet se përgjegjësia bie mbi ata që garantuan marrëveshjen e Dejtonit dhe Brukselit.

Në pyetjen si e shohin porosinë nga ish-ambasadori amerikan Kirbi se Beogradi definitiv duhet të vendos a do të jetë mik i Putinit apo komb i vërtetë evropian, Vujaçiç ta se aty nuk ka asgjë të re.

"Është e njohur se Uashingtoni dëshiron që në marrëveshjen përfundimtare Beogradi të njoh Prishtinë dhe si kthim të merr anëtarësinë në BE”, tha Vujaçiç.

Por ai nuk pret shtimin e pranisë në regjion nga administrata e Biden, "Presidenti amerikan po merret me çështje të brendshme dhe Kinën si rivalin e jashtëm dhe do sheshoj raportet me BE-në”, tha Vujaçiç.

Lidhur me deklaratën e ambasadorit Kirbi, Çoviç tha se “nuk na ka ra Kosova nga xhepi që të mundemi ashtu ta japim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat