Vrasja në Batllavë, caktohet nga gjykata masa e paraburgimit të dyshuarit

Lajme

Vrasja në Batllavë, caktohet nga gjykata masa e paraburgimit të dyshuarit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Baki Brahimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “Vrasje e rëndë”, ndaj djalit të axhës së tij Gazmend Brahimi.

I pandehuri Baki Brahimi, dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.i

Baki Brahimi dyshohet se fillimisht e ka goditur me furgonin e tij tashmë të ndjerin e më pas me armë zjarri.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e diel, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat