Nesër Drenasi katër orë pa ujë të pijshëm

Lajme

Nesër Drenasi katër orë pa ujë të pijshëm

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kjo po ndodh për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane.

“Gjatë ditës së nesërme, 21 tetor 2021, e enjte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit.

Duke filluar nga ora 12:00 – 16:00, për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat