Petkoviq akuzon Kurtin: Aksionet në veri ishin në prag të tragjedisë

Lajme

Petkoviq akuzon Kurtin: Aksionet në veri ishin në prag të tragjedisë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:51
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës kanë qenë në prag të një tragjedie.

Petkoviq ka thënë se ky aksionet e fundit të Kosovës, siç i ka quajtur ai kriza, janë e gjitha plan i kryeministrit Albin Kurti për të fituar pikë politike.

“Ne tashmë kemi një të tretën më shumë sulme me motive etnike ndaj serbëve se vitin e kaluar, duke përfshirë dy kriza serioze në veri të krahinës me 15 ditë diferencë, të cilat ishin në prag të një tragjedie të rëndë. E gjithë kjo është plani i Kurtit, që të paramendohet që prodhon kriza për të fituar disa pikë politike”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug.

Tutje, ai ka shtuar se që nga ardhja e Kurtit në pushtet, në Prishtinë është shtuar numri i incidenteve të drejtuara kundër serbëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat