“Ah bre Buqe sa papritur na ike”, Resul Sinani rrëfen takimin e fundit me regjisoren Berisha

Lajme

“Ah bre Buqe sa papritur na ike”, Resul Sinani rrëfen takimin e fundit me regjisoren Berisha

Nga: G.B Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:49
Burbuqe Berisha dhe Resul Sinani

Gazetari Resul Sinani ka reaguar i pikëlluar pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot është takuar me të për herë të fundit dhe qeshën bashkë si zakonisht, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me vdekjen e saj ajo na ka mërzitur shumë, derisa ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë.

Postimi i plotë:

Ah bre Buqe sa papritur na ike.

Sot të pashë për herë të fundit. Si gjithmonë bëmë humor dhe u qeshëm! Ti mbete në zyre bashkë me kolegët, e unë shkova në klasë tek studentët tanë, që i doje kaq shumë.

Të kam njohur prej më shumë se dy dekadash në rrethana të ndryshme, e për më shumë se dy vjet e kemi ndarë zyrën së bashku. Ishte kjo periudha kur ti nuk ishe mirë me shëndet, por që kurrë nuk ligështoheshe. Gjate kësaj kohe kam parë tek ti njeriun që pavarësisht vështirësive mbi gjithçka e donte jetën dhe shikonte gjithmonë përpara.

Na mërzite shumë sot.

Allahu të shpërbleftë me Xhenet.

Ngushëllime familjes dhe miqve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat