Afrim Tovërlani lirohet nga paraburgimi, ky është reagimi tij pas situatës së nxehtë me Shpend Ahmetin

Lajme

Afrim Tovërlani lirohet nga paraburgimi, ky është reagimi tij pas situatës së nxehtë me Shpend Ahmetin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:23
Afrim Tovërlani

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është liruar nga paraburgimi, pasi dy ditë me parë nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te shtëpia e kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas njoftimit të parë të policisë së Kosovës, Afrim Tovërlani, kishte kërcënuar të parin e Prishtinës në lagjen Nic në Çagllavicë ditën e hënë rreth orës 17:50.

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani”, thuhej në njoftimin e policisë.

Me pas policia e Kosovës doli me njoftim se Tovërlani ishte arrestuar, pasi i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e policisë gjatë ditës së martë.

Pas gjithë kësaj situate mbrëmjen e së martës reagoi edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook tha se nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika me Tovërlanin, duke shtuar se Afrimin e njeh moti dhe e ka mik.

Tutje i pari i Prishtinës e ka konfirmuar se Afrim Tovërlani ka qenë mbrëmë të shtëpia e tij dhe e ka thirr vetë policinë, e cila me të arritur në vendin e ngjarjes e ka arrestuar teknikun prishtinas.

“Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkruajti Ahmeti në facebook.

E pasditen e së mërkurës ka ardhur edhe reagimi i Afrim Tovërlanit, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka shpërndarë një fotografi të vitit 1986, në kohen kur luante për klubin e Prishtinës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat