Shqipe Pantina: Halil Berisha e tha të vërtetën dhe tregoi sa e vështirë është puna e gazetarit

Lajme

Shqipe Pantina: Halil Berisha e tha të vërtetën dhe tregoi sa e vështirë është puna e gazetarit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:52
Shqipe Pantina

Gazetari Halil Berisha, gjatë ditës së mërkure ka dhënë dëshminë e tij, lidhur me publikimin e dosjeve të Gjykatës Speciale, në konferencën për media të organizuar nga OVL-ja e UÇK-së, shtatorin e vitit të kaluar, ku ai si gazetar i kishte marrë në atë konferencë dhe kishte marrë një pjesë të tyre, e të cilat nuk janë publikuar, ngase nuk ishin për publikim, duke ia dorëzuar ato hetuesve të Gjykatës Speciale.

Isha anëtarja e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Pantina, këtë rast të marrjes së gazetarit Berisha si dëshmitarë në Hagë, po e cilëson si dëshmi profesionale dhe dëshmi se sa e vështirë është puna e një gazetari, por që mund të kuptohet edhe si presion ndaj gazetarëve.

“Puna e gazetarit Halil Berisha është për t’u vlerësuar tejet lartë dhe thirrja e tij për të dëshmuar në Hagë për një çështje për të cilën ai nuk ka pasur asnjë lloj involvimi, në fakt edhe mund të kuptohet si një lloj presioni ndaj gazetarëve që në raste të ndjeshme ata të heshtin. Unë e respektoj edhe deklarimin gjegjësisht dëshminë gazetarit Berisha në Gjykatën Speciale, pra atë që e njohim si Gjykata e Hagës, për profesionalizmin që ka treguar atje duke dëshmuar vetëm të vërtetën dhe e ka bërë edhe një herë të qartë se sa e vështirë në fakt dhe sa sfiduese është puna e gazetarit, sepse ai është ftuar atje thjeshtë se ka bërë punën e tij si gazetar dhe për asnjë lloj arsyeje tjetër”, ka thënë ish anëtarja e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Pantina.

Pantina ka kujtuar se si rezultat i punës së tyre në informim të drejtë dhe në publikimin e e së vërtetës për publikun.

“Gazetarët gjatë punës së tyre ballafaqohen me një varg sfidash e problemesh, ne kemi raste kur ata edhe kanë humbur jetën për shkak se kanë dashur që publikut të ia ofrojnë të vertetën, pra të i japin informatat e sakta”, tha Shqipe Pantina.

Kujtojmë se gazetari Halil Berisha, ka përfunduar dëshminë e tij dy ditore në Hagë dhe se ai nuk ka dëshmuar atje kundër luftës, UÇK-së, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë ishte i detyruar të dëshmojë atje si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat