Aksion në kufi me Kosovën, arrestohen tetë policë të Serbisë - kjo është arsyeja

Lajme

Aksion në kufi me Kosovën, arrestohen tetë policë të Serbisë - kjo është arsyeja

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Tetë zyrtarë policorë të stacionit të policisë në Kurshumli të Serbisë dhe një zyrtar policie i dalë në pension janë arrestuar nga pjesëtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sektori për kontroll të brendshëm me urdhër të gjykatës si Nishit për luftimit e korrupsionit.

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer vepra penale të mitmarrjes.

Të arrestuarit janë B.S. (1970), Z.S. (1968), S.B. (1968), I.M. (1973), N.P. (1968), G.A. (1968), D.P. (1973), D.F. (1969) dhe zyrtari policor i pensionuar G.Q. (1965), thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme, raportojnë mediat në Serbi.

Ata dyshohen se gjatë periudhës shtator 2019 deri në tetor të 2020 në pikëkalimin kufitare në Merdarë, kanë kërkuar dhe marrë para nga qytetarët që të mos i nënshtrohen kontrolleve, e që sipas ligjeve obligohen që patjetër ta bëjnë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme disa mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat