"Nuk do na e merrni Kosovën"/ Von Cramon sulmohet nga militantët e Vuçiqit

Lajme

"Nuk do na e merrni Kosovën"/ Von Cramon sulmohet nga militantët e Vuçiqit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:19
Pamje nga incidenti

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka kaluar momente aspak të këndshme sot në Serbi.

Gjatë një vizite në Loznicë dhe Gornji Nedeljice, ajo është sulmuar verbalisht nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Mbështetësit e partisë së Vuçiqt u mblodhën në vendin ku ajo po mbante takim, iu afruan asaj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë”, si dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.

Mirëpo Von Cramon nuk u duk e frikësuar nga kjo situatë.

Ajo i pyeti ata në anglisht nëse donin të bisedonin diçka me të, por që të njëjtit iu përgjigjën duke i thënë “jo me ty, këtu flitet serbisht dhe ju e keni situr Kosovën”.

Videon nga ky ‘incident’ mund ta shihni duke klikuar: KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat