Kur je me fat, bëhesh me veturë 2021-she, si kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Kur je me fat, bëhesh me veturë 2021-she, si kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:55
Gresa Caka -Nimani

Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka -Nimani do të ndihet më komode në udhëtimet e saja tash e tutje.

Qeveria e re e Kosovës në vazhdimësi ka proklamuar shmangien nga luksi i tepërt. Megjithëse Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur, ajo afektohet nga ndarja e mjeteve buxhetore që i bën qeveria e Kosovës.

Kjo Gjykatë ka vendosur të blejë një veturë në vlerë prej 34 mijë e 800 euro për kryetaren e Gjykatës, Gresa Caka –Nimani.

Vetura do të blihet nga “Porsche Kosova” SHPK, meqë kjo kompani ishte e vetme në ofertim në thirrjen që ka bërë GJK-ja për: “Furnizim me automjet zyrtar”.

Në GJK kanë thënë se vetura ka qenë e planifikuar në buxhetin e vitit 2021.

“Vetura është e llojit “Shkoda” dhe, në përputhje me planin vjetor të buxhetit të Gjykatës për investimet kapitale të planifikuara për vitin 2021, është dedikuar për Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Veton Dula, drejtor i zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ueb faqes së kompanisë ku do të blihet vetura, shihet se modele të reja “Shkoda” të llojit limuzinë janë dy. “Škoda Octavia Ambition 2.0 TDI DSG” dhe “Škoda Superb Style 2.0 TDI DSG 4X4”.  Sipas specifikave teknike që i ka vendosur prokurimi i GJK-së, bëhet fjalë për llojin e dytë të veturës, pasi e para është me e lirë.

Në specifikat e vendosura është kërkuar që vetura të jetë jo më e vjetër se viti 2021, ndërsa kontrata për blerjen e saj është nënshkruar sot.

Specifikat që ka vendosur prokurimi i gjykatës, e ku më pas ka mbetur në ofertim vetëm një kompani janë këto:

Viti i prodhimit jo më i vjetër se 2021

Lloji i automjetit :  Limuzinë

Motori min.  1968 mm

Karburanti : Naftë

Ndërruesi i shpejtësive : Automatik

Fuqia e motorit :     min 145kë

Gjatësia e veturës :  4838 mm

Gjerësia e veturës : 1817 mm

Lartësia e veturës : 1462 mm

Lartësia e dyshemesë së veturës prej toke : 139 mm

Kapaciteti i bagazhit –Litra : 500-600

Kapaciteti i rezervuarit : 66 litra

Standardi i emetimeve te gazrave: Euro 6

Ngjyra: E zezë metalike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat