Gazetari boshnjak komenton darkën Rama-Vuçiq: Nëse s’ka kënduar Daçiqi, kjo ndejë ...

Lajme

Gazetari boshnjak komenton darkën Rama-Vuçiq: Nëse s’ka kënduar Daçiqi, kjo ndejë ...

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Aleksandar Vuçiq me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq

Gazetari boshnjak, Aleksandër Brezar ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke ngrënë darkë para takimit të radhës të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Brezar përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se kjo ndejë nuk kuptim nëse nuk ka kënduar Daçiq.

“Nëse Daçiq nuk ka kënduar ‘Miljacka’ kjo ndejë nuk ia vlen”, ka shkruar Brezar.

Në këtë darkë ishte edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veritu, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Vuçiq ka shkruar në rrjete sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”.

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiq dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiq.

“Ana Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, shtoi ai.

Rama dhe Vuçiq kanë aranzhuar takim për inicitaivën “Open Balkan” të cilën e kishin së bashku me Zoran Zaev, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat