Mediet serbe: Shqiptarët rrahën serben shtatzënë në Francë, ndërsa burrit serb...

Lajme

Mediet serbe: Shqiptarët rrahën serben shtatzënë në Francë, ndërsa burrit serb...

Nga: F. B Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Policia

Gazeta “Objektiv” ka botuar një lajm, për një familje serbe që kinse është rrahur nga shqiptarët në një qendër pranimi të azil-it në Francë, gruaja shtatzënë është rrahur brutalisht ndërsa burrit i ish nduk kryqi nga qafa, për këtë shkak familja serbe ka kërkuar zhvendosje edhe siguri, transmeton “Bota Sot”.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Francës, ku është sulmuar familja serbe nga shqiptarët me prejardhje nga Shqipëria, por nuk jepen detaje rreth këtij incidenti.

Sipas viktimës serbit S.B. gruaja e tij në muajin e 8-të të shtatzënisë ka marr disa goditje, sikurse dëshmon edhe ai është goditur dhe i është nduk kryqi rreth qafës ka njoftuar gazeta serbe.

Për shkak të këtij incidenti serbi S.B. akoma është i traumatizuar dhe edhe pas kërcënimit me vdekje ka shpjeguar ecurinë  që i ndodhi, por pa treguar vendin ku ndodhi dhe ku janë zhvendosur pas rastit. Mësohet se shoqata serbe në Paris ka ndërmarr masa për të ndihmuar këtë familje.

Kjo familje kishte ardhur në Francë para 4 viteve dhe ishte në pritje të përmbushjes së kohës prej 5 viteve kur i lejohet leja  e punës, aty ka edhe një vajzë dhe ishte e vendosur në qendrën  e pranimit së bashku me familje tjera nga Kosova edhe Shqipëria.

Gazeta thotë se në këtë regjion ku ishte vendosur kjo familje jetojnë shumë familje nga Kosova edhe Shqipëria, por pas këtij rasti ata janë të frikësuar për të ardhmen dhe janë me stres konstant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat