“Your story is my story”, mbi 70 përqind e rasteve të trafikimit janë nën moshën 18-vjeçare

Lajme

“Your story is my story”, mbi 70 përqind e rasteve të trafikimit janë nën moshën 18-vjeçare

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Trafikimi me qenie njerëzore apo i emëruar ndryshe si Skllavërim Modern, arrihet përmes përdorimit të forcës, mashtrimit, apo detyrimit ndaj një personi ose grupi të personave në mënyrë që të kryejnë një punë të caktuar.

Viktimë e trafikimit njerëzor mund të jetë kushdo. Mirëpo në Kosovë 70 përqind e rasteve të trafikimi janë nën moshën 18 vjeçare. Kështu bëhet e ditur në një video “Your story is my story”.

Nëpërmjet kësaj videoje thuhet se trafikimi fillon me mashtrim dhe joshje. E për të ndalur këtu dukuri negative qytetarëve iu bëhet thirrje që t’i raportojnë rastet e trafikimit nëpërmjet linjës ndihmese, 192, 0800 11 112 [email protected]

Ky material u prodhua në kuadër të projektit të Community Building Mitrovica “Your story is my sotry”, me mbështetje financiare të Global Initiative përmes Resilience fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat