Mimoza Kusari-Lila në Zvicër apelon tek diaspora shqiptare

Lajme

Mimoza Kusari-Lila në Zvicër apelon tek diaspora shqiptare

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Mimoza Kusari

Një javë para zgjedhjeve në Kosovë në 12 komuna në vikendin e fundit ka qëndruar në Zvicër deputetja e Kosovës Mimoza Kusari-Lila kandidate potenciale për kryetar të Gjakovës, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kusari-Lila: Kur mjekët, imamët, priftërinjt po marrin vaksinën në Kosovë, ju pse hezitoni ta merrni vaksinën në Zvicër?!

Duke folur për menaxhimiun e pandemisë ne Kosovë, deputetja Mimoza Kusari- Lila shefe e grupit parlamentar të LVV në Parlamentin e Kosovës para mërgimtarëve doli me një mesazh duke apeluar tek ata që të vaksinohen!

Në Zvicër këto dy vitet e fundit nga koronavirusi kanë humber jetën mbi 500 shqiptarë, ku pjesa dermuse janë varrosur në vendlindje.

“Qeveria jonë, respektivisht Ministria e Shëndetësisë i tërë stafi mjekësor deri tek polcia është duke e menaxhuar mirë pandeminë, bile jemi shembull në rajon. Për këtë flasin më së miri vete shifrat ku ne kemi zero vikrima, kurse në vendet fqinje kami nga 30 e 70 viktima në ditë. Prandaj edhe ju këtu në Zvicër e perëndim duhet respektuar rregullat dhe sygjerimet e autoriteteve zvicerane. Nëse kërkohet të vaksinoheni, ju duhet t’i përgjigjeni pozitivisht! Nëse zvicaranët marrin vaksinat pse ju jo, aq më tepër kur këtu jetoni dhe punoni. Integrim nuk është vetëm të flisni gjuhën gjermane apo frënge në vendi ku jetoni, por edhe te rrespktoni rregullat dhe masat, bashkë me kerkesat e qeverise zvicerane. Unë kam dy fëmije dhe që të dy janë vaksionuar ne Kosovë deh sot janë shëndosh e mirë si molla. Edhe ju pse edhe ju t’mos e bëni një gjë të tillë! Po flet ndokush se “nuk dim cka ka brenda atyre vaksinave”, po cka ka me pas, pos përforcim të imunitetit. Edhe kur ju ka lindur fëmija, kur kanë marrur vaksinën e parë, të dyte askush nuk ka pyetur se cka ka pasur brenda, apo? Dhe tash pse të hezitojmë në këtë drejtim. Kur mjeket, imamet, prifterinjt po marrin vaksinen në Kosovë, ju pse hezitoni ta merrni vaksinën në Zvicër?! Prandaj, nëse i duani femijet e juaj vaksinohu ju lutëm!., sepse me këtë akt ju do mbroni familjet e juaj, shoqërinë dhe vendin ku jetoni dhe veproni duke krijuar një imazh të mirë.. ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat