Varhelj: Zgjerimi në Ballkanin perëndimor instrumenti më i fuqishëm i BE-së

Lajme

Varhelj: Zgjerimi në Ballkanin perëndimor instrumenti më i fuqishëm i BE-së

Nga: F. B. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Varhelj

Komisari evropian për zgjerim Oliver Varhelj në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ka deklaruar se zgjerimi në Ballkanin perëndimor instrumenti më i fuqishëm i BE-së, ndërsa instrumenti tjetër që kemi është plan i ekonomik edhe investues në Ballkan.

Ky plan duhet të nis të realizohet dhe aplikohet sa më përpara, ka shtuar Varhelj në prag të samitit të sotshëm të BE-së, ku situata dhe angazhimi në Ballkan është pika e parë e rendit të ditës.

Komisari evropian për zgjerim tha se “BE duhet të vazhdojë me politikën e zgjerimit në Ballkanin perëndimor duek e vlerësuar këtë si ‘instrumentin më të fuqishëm të unionit”.

“Instrument tjetër me rëndësi është plani ekonomik edhe plani investues në vendet e Ballkani perëndimor, i cili duhet të realizohet edhe përmbushet sa më parë”, theksoi Varhelj.

Këtë deklaratë komisari evropian për zgjerim e bëri në hyrje të samitit të BE-së ku do të bisedohet për angazhimin politik dhe bashkëpunimin e BE me Ballkanin, ndërkohë që paralajmëroi se pas zgjedhjeve të reja në Bullgari edhe Maqedoni do të bëhen përpjekje që të zgjidhen çështjet e hapura mes dy vendeve, ashtu që të mundësohet hapja formale e bisedimeve për bashkëngjitje për Tiranën edhe Shkupin deri në fund të vitit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat