U futën ilegalisht në Kosovë, e pësojnë keq katër shtetas rusë

Lajme

U futën ilegalisht në Kosovë, e pësojnë keq katër shtetas rusë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Katër shtetas të Rusisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi janë futur ilegalisht brenda territorit. 

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në një komunikatë zyrtare. 

Komunikata e plotë: 

Policia kufitare e Kosovës, sot rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce të Leposaviqit, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit “Opel Astra”, me targa të huaja BG në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për ‘kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat