Ky është reagimi i Grenell pas konfirmimit të Hovenier si Ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Lajme

Ky është reagimi i Grenell pas konfirmimit të Hovenier si Ambasador i SHBA-ve në Kosovë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Richard Grenell

Diplomati Jefrrey Hovenier është konfirmuar sot Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Pas konfirmimit të tij nga Senati amerikan, ka reaguar ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell e ka uruar Hovenierin për konfirmimin e tij si ambasador, përmes një postimi në Twitter.

“Urime, Jeff”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat