Vuçiq: Po të deklaroja unë atë që tha Kurti, të gjitha mediet botërore do frikësonin botën me hegjemonizmin serbo-madh

Lajme

Vuçiq: Po të deklaroja unë atë që tha Kurti, të gjitha mediet botërore do frikësonin botën me hegjemonizmin serbo-madh

Nga: F.B Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 15:16
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se në një referendum do votonte për bashkimin me Shqipërinë, duke thënë se “po të deklaroja unë atë që tha Kurti, të gjitha mediet botërore  do frikësonin botën me hegjemonizmin serbo-madh”.

“Viola Kramon edhe pse është e obliguar të raportojë për Prishtinën, as që i ka shkuar ndërmend të kritikoj deklaratën shqiptaro-madhe të Kurtit, që flet mjaftueshëm sa ata nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë”, u shpreh Vuçiq, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq shtoi se as që i ka shkuar ndërmend të reagojë në provokimin më të ri të kryeministrit Kurti, i cili direkt ka kërcënuar me bashkim me Shqipërinë, ndonëse ai këtë nuk e konsideron si reagim.

“Po të thosha unë diçka të ngjashme, të gjitha mediet botërore do të frikësonin me botën me hegjemonizmin serbo-madh, e gjithë kjo flet çfarë sjellje kanë ata me Serbinë”, përsëriti ai, në ceremoninë e shënimit të fillimit të punimeve në pjesën e hekurudhës Novi Sad- Kelebija në kuadër të projektit që lidh Beogradin me Budapestin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat