Pas takimit me Kurtin, sot Lajçak takim me Vuçiqin në Beograd

Lajme

Pas takimit me Kurtin, sot Lajçak takim me Vuçiqin në Beograd

Nga: F.B Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe me shefin e delegacionit serb në dialog Petar Petkoviç.

Kjo vizitë dhe ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Lajçak me kryeministrin Kurti në Vjenë.

Diplomati evropian që është i ngarkuar jo vetëm me dialogun por edhe çështjet tjera në regjionin e Ballkanit, sot do të zhvillojë takime me zyrtarë e lartë serb , që janë vazhdimësi i takimeve që ai javën që shkoi zhvilloi me shumicën e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit.

Lajçak është konfirmuar se do të ketë takime të ndara me shefin e delegacionit të Serbisë në dialog Petkoviç dhe me presidentin e Serbisë Vuçiq, rreth situatës në përgjithësi dhe procesit të dialogut në veçanti.

Si është konfirmuar dje Lajçak ka takuar kryeministrin Kurti në Vjenë, ndërsa në javën e shkuar ka pasur takime edhe biseda të ndara me ministrin e jashtëm serb Selakoviç, ministrin e jashtëm malazez Raduloviç dhe ministrin e jashtëm maqedon Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat