Përurohet ura e re te Kërshi i Dudës që lidh Mitrovicën me rrugën Prishtinë-Rashkë

Lajme

Përurohet ura e re te Kërshi i Dudës që lidh Mitrovicën me rrugën Prishtinë-Rashkë

Nga: F.B. Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Me ceremoni solemne sot është përuruar ura e re e ndërtuar tek Kërshi i Dudës, që lidh Mitrovicën me rrugën regjionale Prishtinë.

Rashkë, shiritin përurues e ka prerë kreu i organit të përkohshëm të Mitrovicës Aleksandar Spiriç dhe ndihmë-drejtorja e zyrës së (ashtuquajtur) të Kosovës Jelena Stojkoviç, njoftoi “Kosovo-online”,shkruan “Novosti”transmeton “Bota Sot”.

Spiriç ka theksuar se me forca të përbashkëta me shtetin e Serbisë, po bëhet gjithçka për të krijuar kushte sa më të mira për jetë për qytetarët e Mitrovicës.

“Për realizimin e projektit të kësaj ure qeveria e Serbisë ka ndarë 140 milionë dinarë, punimet kanë nisur në gusht dhe sipas planit përurohet sot. Me lëshimin në qarkullim do shkarkohet trafiku dhe ne do vazhdojmë me projektet tjera te filluara. Falënderojmë kreun shtetëror për ndarjen e mjeteve dhe kryesin e punëve për përfundimin në afat të urës”ka deklaruar Spiriç sipas “Kosovo-online”.

Ndërsa Jelena Stojkoviç ka nënvizuar se shteti do vazhdojë të investojë në jetën më të mirë të qytetarëve.

“Kjo ur lidh Mitrovicëb me rrugën shtetërore dhe me te tregojmë se po përmbushim premtimet. Pos kësaj ure ne do të vazhdojmë të përmirësojmë edhe infrastrukturën tjetër rrugore. Do vazhdojmë me investime, ashtu që Mitrovica jonë të bëhet më e bukur” tha ajo

Ura e re, ka dy shirita rrugore dhe është e gjatë 80 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat