Gjorgjeviç: Vuçiq po punon për qëllime të perëndimit dhe largimin e Serbisë nga Rusia

Lajme

Gjorgjeviç: Vuçiq po punon për qëllime të perëndimit dhe largimin e Serbisë nga Rusia

Nga: F.B Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 10:04
Mlagjan Gjorgjeviç

Kreu i Lëvizjes Çlirimi Mlagjan Gjorgjeviç, ka deklaruar në Moskë se “rreziku më i madh në lidhje me çështjen e Kosovës” është se Vuçiq “mohon rezolutën e 1244 të OKB-së”, në të njëjtën kohë pranon asociacionin e komunave që është shoqatë pa kompetenca në zëvendësim të krijimit të Shqipërisë së Madhe”.

Kështu tha ai në konferencën “Kosova, Serbia dhe Rusia” në organizim të gazetës “Regnum”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, Vuçiq po punon për së afërmi me përfaqësuesin e lartë të BE-së Shmit, zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Escobar në realizimin e “qëllimeve gjeo-politike të perëndimit në Ballkan”.

“Pakti trepalësh Shmit-Vuçiq-Eskobar kanë për qëllim futjen e Serbisë në NATO, largimin e Rusisë, pavarësinë e Kosovës dhe anulimin e Sërpskës për Bosnjën unitare”, tha ai.

Për të gjitha këto detyra, Vuçiq u soll në pushtet nga Berlini dhe Uashingtoni.

Sipas Gjorgjeviç, përfaqësuesi i lartë Shmit nuk pranohet nga Moska zyrtare sepse zgjidhja e tij ka anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ky është vetëm një në serinë e problemeve ruso-serbe që është nxitur nga regjimi i Beogradit dhe fabrikuar nga aferat e shumta për shitjen e armëve në Ukrainë”, tha Gjorgjeviç.

Sipas tij, kjo natyrisht largon “Serbinë nga Rusia me urdhër nga perëndimi”.

Lëvizja Çlirimi ka paralajmëruar se së shpejti në Beograd do të mbahet promovimi i librave për Kosovën dhe raportet ruso-serbe me 11 tituj nga autorë rus edhe serb dhe në promovim opinioni serb do të dëgjojë “çka mendon vërtetë Rusia për Vuçiqin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat