Vuçiq: Von Cramon e do Kosovën e pavarur, nuk ia do të mirën Serbisë

Lajme

Vuçiq: Von Cramon e do Kosovën e pavarur, nuk ia do të mirën Serbisë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka reaguar Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Kjo e fundit ditë më parë ka kritikuar Serbinë për mënyrën se si po toleron të shkelen të drejtat e punëtorëve në një fabrikë të një kompanie kineze.

Në lidhje me deklaratat e Von Cramonit, Vuçiq ka thënë se askush nuk mund ta bindë se një person që e do Kosovën e pavarur ia do të mirën Serbisë.

“Mos mendoni se Viola von Cramon e do Serbinë më shumë se ne”, është shprehur presidenti serb.

Më 21 nëntor, Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shkruar në Twitter duke thënë se “nuk mund ta marr më seriozisht këtë udhëheqje”.

“Në vend që t’u kërkojnë falje punëtorëve vietnamezë për kushtet çnjerëzore (një vendim i duhur do të merrte përgjegjësinë për këtë), ata mbrojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne duke më fajësuar mua. Bëni një kontroll dhe filloni të sundoni vendin tuaj”, pati shkruar Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat