Deputetja Matoshi për festën e 28 nëntorit: Ta duam njëri-tjetrin e të ndalim urrejtjen

Lajme

Deputetja Matoshi për festën e 28 nëntorit: Ta duam njëri-tjetrin e të ndalim urrejtjen

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, për nder të 28 nëntorit ka ndarë disa fotografi me veshje kombëtare, duke bërë thirrje për dashuri ndaj njëri-tjetrit, si dhe për ndalje të urrejtjes, rrahjeve e vrasjeve.

“28 nëntor të Vitit 1443 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamirin në kalanë e Krujës

28 nëntor 1912 Ismail Qemajli ngriti flamurin ne Vlore

28 nëntor të Vitit 1955 lindi Adem Jashari

28 nëntor të Vitit 1997 u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës

28 nentor 1999 menjëherë pas luftës nje djalë me emrin Flamur në Gjilan vret një person dhe plagos dhjetëra të tjerë…”, ka shkruar aktorja në një postim në Facebook.

“Duajeni njani-tjetrin, ndaleni urrejtjen, rrahjet, therrjet, vrasjet. Vetëm bashkë jemi të fortë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat