Çun Lajçi: Pse thehen lisat?

Lajme

Çun Lajçi: Pse thehen lisat?

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Rrahman Rama

Gjatë ditës së sotme, Ushtria e Kosovës është bërë me komandantin e ri.

Gjeneralmajor Bashkim Rifat Jashari tashmë është komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Emërimi i Jasharit është bërë nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së gjenerallejtnant Rrahman Ramës.

Pas dorëheqjes së Ramës, ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai shkruan në facebook duke pyetyr se ‘pse thehen lisat’?

Lajçi thotë se nuk po sheh diçka të mirë me këtë ikje gjeneralësh e me këtë ngutje minstrash.

Reagimi i plotë i Çun Lajçit:

Pse thehen lisat

S'guxoj m'u ba i mençëm, por as i marrë për mos me ditë pse thehen lisat e pse shkarkohen Gjeneralët!

Diçka e mirë s'muj me thanë se po ndodhë me ketë ikje gjeneralësh e me ketë ngutje ministrash!

Kur i lypej komshiut kosa për kositje, duhej me pre bar kostari, e s'i lehej axhamiut n'dorë, se mund t'preheshin kambët e përgjigjej i zoti i shtëpisë!

Edhe do autoblinda që na i fali Amerika, ishin për luftna gjeneralësh, jo për bojna ministrash!

M'thoni, si t'bahem i mençëm që ta kuptoj pse thehen lisat e pse duhet me dhanë dorëheqje Gjenerali për fajin e ministrit?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat