Qytetarja nga Prishtina publikon videon, s’mund të shkojë në punë shkaku i qenve endacak dhe sulmeve të tyre

Lajme

Qytetarja nga Prishtina publikon videon, s’mund të shkojë në punë shkaku i qenve endacak dhe sulmeve të tyre

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:46
Pamje nga video

Një nga problemet më të shpeshta me të cilin përballen qytetarët e që iu paraqet rrezik të lartë është prania e një numri të madh të qenve endacak në thuajse secilin vend të Prishtinës.

Përpos kësaj të njëjtit në shumicën e rasteve janë agresiv dhe kanë sulmuar disa qytetarë radhazi.

E një shqetësim të tillë së fundi e ka shprehur edhe një vajzë e cila ndër të tjerash ka deklaruar se ka filluar të ketë frikë edhe të niset për në punë, shkaku i këtyre qenve.

Në një video të publikuar nga kjo e fundit shihet numër i madh i qenve në lagjen e Muhaxherëve.

Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi nga ku dëshmohen shenjat e gjakut nga sulmet që janë bërë nga po këta qenë.

“Unë dalë çdo ditë në ora 07:20 për punë, por kam fillu të urrej punën shkaku që më duhet me kalu këndej çdo ditë tu leh e tu më ndjekë. Ju kisha lutë të më ndihmoni në informacione se si të ankohem, ku të ankohem”, shkroi ajo ndër të tjerash,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat