Sheshel kërcënon me armët që iu vijnë nga Rusia: Të thyejmë dhe bluajmë ato autoblindat shqiptare

Lajme

Sheshel kërcënon me armët që iu vijnë nga Rusia: Të thyejmë dhe bluajmë ato autoblindat shqiptare

Nga: F.B Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:17
Sheshel

Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel ka fol rreth armës së fuqishme që po merr Serbia nga Rusia, duke kërcënuar me armën “Kornet” autoblindat e shqiptarëve se do i thyejnë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Kreu i Partisë Radikale Serbe, Sheshel pas kërcënimit shtoi se mezi po pret arritjen e “Kornet-it” rus në duart e serbëve.

“Nuk ka tankse, automjete apo autoblinda e bunker që sistemi kundër-blind rus ‘Kornet’ nuk mundet të mos e asgjësoj. Kështu thonë të dhënat e fabrikës edhe ekspertët dhe hulumtimi në poligone dhe terren”, tha Sheshel.

Sheshel ka sqaruar se tek ‘Korneti’ është ndërtuar operatori me laser që dërgon raketën në shenjë dhe që “nuk ka dështim”.

“Të thyejmë, nëse vjen tek ajo, këto autoblindat shqiptare që i morën kot. Për një moment do të bluhen të gjitha”, tha Sheshel.

Në të njëjtin emision lideri radikal tha se “nuk ka asgjë nga hyrja e Serbisë në NATO dhe kjo kurrë nuk guxojmë të lejojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat