Sheshel në rolin e avokatit të Putinit: Biden me Putinin tentoi të flas me gjuhën e forcës, por nuk ia doli

Lajme

Sheshel në rolin e avokatit të Putinit: Biden me Putinin tentoi të flas me gjuhën e forcës, por nuk ia doli

Nga: F.B. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:13
Voislav Sheshel

Lideri radikal Sheshel për mediet ruse ka deklaruar se Biden në bisedën me presidentin rus Putin tentoi zë flas me gjuhën e forcës edhe ultimatume, por nuk ia doli, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Ai këtë e tha për agjencisë “ RIA Novosti”, lidhur me bisedën e dy presidentëve Biden edhe Putin që biseduan në formatin e video-konferencave të mbyllura që zgjati dy orë.

Mirë që pati bisedë, përveç porosive nga dy presidentët kamë përcjell edhe mediat e jashtme. Është e qartë se Biden ka tentuar të flas me Putinin me gjuhën e forcës edhe ultimatumit, por Putin qartë ia ka bërë me dije se me Rusin nuk mund të bisedohet ashtu” ka deklaruar Sheshel.

Politikani serb citohet të ketë thënë se “Tash problemi kyç është Ukraina. Amerikanët e kanë mashtruar presidentin e shkuar të BRSS Grbaçov me premtimin se nëse shpërndahet pakti i Varshavës, NAto nuk do zgjerohet në ato vende. Kjo është gënjeshtër kolosale, që pastaj rezultoi me pranimin e disa republikave baltike. Amerikanët edhe më tutje tentojnë të përfshijnë Ukrainën, Gruzinë, Moldavinë në NATO dhe rrethimin e Federatës Ruse”, tha Sheshel, duke luajtur rolin e avokatit rus..

Për fat vazhdoi radikali serb, Rusia është e vetëdijshme dhe beson se “ nuk do lejojë këtë”.

“Është mirë që presidentët të flasin sa më shpesh, natyrisht nuk duhet të ketë zgjidhje përmes konfliktit të armatosur. Rusinë nuk mund ta frikësojnë me sanksione ekonomike, pasi ajo ia ka dal të organizohet edhe përqendrohet në prodhime në territorin e saj me produktet që ka importuar nga perëndimi” tha ai.

Sipas Sheshel. Sanksionet ekonomike janë bërë mundësi e zhvillimit ekonomik të Rusisë.

“Amerikanët si duket janë të dezorientuar, ata po kuptojnë se po humbin hegjemonizmin dhe dominimin në planet. Këtë nuk mund ta arrijnë për shkak Kinës edhe Rusisë dhe në të njëjtën kohë nuk arrijnë përgjigje kualitative dhe marrëveshje me to, për të arritur stabilitet afatgjatë në botë” tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat