Paroviç letër të hapur Vuçiqit: A është zgjidhja kreative aneksimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë në “Ballkanin e Hapur”

Lajme

Paroviç letër të hapur Vuçiqit: A është zgjidhja kreative aneksimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë në “Ballkanin e Hapur”

Nga: F. B. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Aleksander Vuçiq

Miroslav Paroviç, kreu i Lëvizjes popullore çlirimtare i ka dërguar letër të hapur Vuçiqit, ku shtron pyetjen: A është zgjidhja kreative që përmend me vite aneksimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë në “Ballkanin e hapur”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Me 24 nëntor ju Vuçiq, keni deklaruar se shefave të shteteve edhe qeverive evropiane do iu dërgoni letër zyrtare me pyetjen si është e mundur që Kurti flet aq pak për dëshirën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Me këtë rast dua të ju njoftoj se dy ditë më pas Edi Rama edhe Albin Kurti në takimin e qeverive në Elbasan nënshkruan 13 marrëveshje me të cilat praktikisht formuan shtetin unik.

Republika e Serbisë si shtet me këtë rast nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret që të ngrihet ky problem në planin ndërkombëtar, që përbën aneksim të territorit tonë dhe bashkim një shteti tjetër.

Pyetja ime publike është në çfarë mënyre dërguat letrat e paralajmëruara, kur ato nuk kanë arritur në adresat e zyrtarëve të shteteve?!

A keni shfrytëzuar postën zyrtare apo mbase qasjen më të shpejtë përmes postës elektronike?

Apo mbase keni shfrytëzuar qasjen tradicionale të dërgimit me pëllumba ose sinjale tymi?

Cilëndo teknikë që do të keni përdor deri tash u dashtë të arrijnë në adresë ato letra, qoftë edhe përmes pëllumbave deri tash ju janë kthyer përgjigjet.

Lidhur me këtë pyetja shtesë është çka janë përgjigjur përfaqësuesit e shteteve botërore?

A janë përgjigjet arsye që nuk ka asnjë reagim të shtetit të Serbisë?

Mbase marrëveshja nga Elbasani me të cilën Kosova aneksohet nga ana e Shqipërisë  me projektin “Ballkani i hapur” ajo zgjidhja kreative për të cilën flet tash e disa vite?

Heshtja e ngulfatur e bartësve qeveritar edhe juaja, sikurse edhe e medieve është mënyrë kob-nxitëse në tradhtinë e Republika Srpska Krajina.

Edhe asokohe ai akti ishte një lloj “zgjidhje kreative” e raporteve serbo-kroate, e Slobodan Millosheviç mori titullin “faktor i paqes edhe stabilitetit në Ballkan”.

Po ndjej se edhe ju prini me dëshirë një titull të tillë me të cilin do të blini paqen personale dhe pushtetin edhe për një mandat.

Po ta dini se paqja juaj personale secilën ditë po bëhet ferr i madh për të gjithë ne tjerët në Serbi dhe nga këtu ngjarjet popullore përbëjnë bedenin e fundit mbrojtës të secilit njeri normal.

Qytetarët para se ju në ndjenjat edhe mendimet me të zeza që paramendoni, do të kthejnë shtetin në duart të veta, e pastaj të gjitha këto veprime kundër kushtetuese edhe kundër popullore do anulohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat