Rama pret në takim deputeten e Parlamentit kroat: Prishtina e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin

Lajme

Rama pret në takim deputeten e Parlamentit kroat: Prishtina e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 21:02
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim deputeten kroate, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

E falenderoj zonjën Lekaj Prljaskaj për urimet e përzemërta dhe e përgëzoj për punët e rëndësishme që po bëhen mes dy kryeqyteteve tona, siç është ajo e hapjes së linjës ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb.

Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat