Daçiq shpreh frikë për bojkotim edhe votim kundër në referendum: Statusi i Kosovës nuk ka lidhje me referendumin e 16 janarit

Lajme

Daçiq shpreh frikë për bojkotim edhe votim kundër në referendum: Statusi i Kosovës nuk ka lidhje me referendumin e 16 janarit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Ivica Daçiq

Qytetarët duhet ta dinë se referendumi i 16 janarit për ndryshimet kushtetuese, ka të bëjë me raportet në Gjyqësi, nuk ka lidhje me statusin e Kosovës, si është definuar në preambulë të Kushtetutës, ka deklaruar kreu i Kuvendit të Serbisë Daçiq, për “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Për të arritur qëllimin në reforma në sundimin e ligjit, është me rëndësi që referendumi të ketë sukses dhe në fushatën për referendum duhet të kyçen edhe funksionarët shtetëror.

Daçiq tha se është i vetëdijshëm se tema e gjyqësisë nuk i nxit njerëzit në interesim masiv për referendum, por është me rëndësi që të gjithë se këto ndryshime nuk kanë lidhje me Kosovën, sepse këto gënjeshtra vijnë nga dy palë.

Në njërën anë nga e djathta që konsideron se mbrojnë sovranitetin e Kushtetutën, që nuk ka lidhje me atë, nga ana tjetër opozita e tubuar rreth Gjilasit, që dike nuk i intereson, andaj do bojkotojnë apo do dalin të votojnë kundër u shpreh ai.

Sipas zgjidhjes aktuale gjyqtarët e prokurorët i zgjedh Kuvendi, Daçiq tha se si kryetari i Kuvendit, ndoshta do ishte që kjo zgjidhje të mbetet.

"Qytetarët dalin me 16 janar në referendumin për ndryshime kushtetuese në pjesën e gjyqësisë, ashtu që ajo të harmonizohet me standarde evropiane. Kuvendi i Serbisë me dy të tretat ka miratuar propozimin e qeverisë që politika mos të përzihet në zgjidhjen e tyre” tha Daçiq.

Ai përkujtoi se pas referendumit vijnë zgjedhjet. “Kuvendi pret konfirmimin për referendum dhe pastaj shkohet në shpalljen e aktit të ndryshimit të Kushtetutës dhe pastaj shpërbëhet. Në gjysmë të shkurtit shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe fillim marsit shpallen zgjedhjet presidenciale”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat