Vuçiq nxjerr foto nga darka me Ramën dhe Zaev: Bisedime të rëndësishme, lidhemi dhe bashkëpunojmë më fort

Lajme

Vuçiq nxjerr foto nga darka me Ramën dhe Zaev: Bisedime të rëndësishme, lidhemi dhe bashkëpunojmë më fort

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:34
Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka postuar në Instagram një foto me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Vuçiç shkruan se “OpenBalkan”  është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.

Image
Foto nga takimi

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”

Image
Foto

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat