Gazetari kërkon që presidenti serb të përgjigjet në gjuhën shqipe, ja çfarë i tha Vuçiq

Lajme

Gazetari kërkon që presidenti serb të përgjigjet në gjuhën shqipe, ja çfarë i tha Vuçiq

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:51
Aleksandër Vuçiq

Presidenti Aleksadër Vuçiç teksa është pyetur nga gazetarët në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ku iu kërkua që të përgjigjej në shqip, kreu i shtetit serb tha se nuk flet gjuhën shqipe.

Pyetje: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë e ndryshme të integrimit do të kenë efekt në këto nisma kontruktiv?

Vuçiç: Doni në anglisht apo në serbisht?

Gazetari: Në shqip.

Vuçiç: Për fat të keq nuk flas dot shqip, më duhet ta mësoj. Serbia është mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Ne nisëm të flisnim faktikisht me një zë. Kjo ishte paksa surprizë për mikpritësit tanë evropian. ne kemi rënë dakord për gjithçka që ju flisni. Çështja është se nëse na pyesni ne nëse jemi i vetmi vend që kemi çelur 4 kapituj, kjo nuk na ndikon. jemi kaq të angazhuar ndaj këtij procesi sa që nuk ka rëndësi. Do të bëjmë më të mirën për të qenë gjithmonë në anë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Është proces që e bëjmë për veten tonë. Nuk është gabim i udhëheqës së Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Kjo ka të bëjë me udhëheqës të BE. Ju keni përmbushur gjithçka dhe nuk kemi marrë atë që doni. Mund të them po, ne jemi në pozitë më të mirë. Bashkimi i këtyre vendeve, tani flitet për shkëputje, është një tjetër histori boshe që vjen nga burokrat që nuk kuptojnë thelbin. Ballkani i Hapur është vizion real, që u tha nga Zoran dhe Edi. është vizioni i një Ballkani ndryshe. I Ballkanit tonë që nuk duhet të na vijë turp, por të jemi krenar. Do të krijojmë një hapësirë më të mirë për të gjithë njerëzit tanë dhe standarde jetese për ta. Do të mbetemi krah për krah me miqtë tanë nga Tirana dhe nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat